Data e sotme shënon dyvjetorin e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi.
21 marsi i vitit 2018 ishte me plot zhvillime në Kuvendin e Kosovës, ku pati gjuajtje të gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e kundërshtonin miratimin.
Udhëheqësit e shtetit atëherë patën deklaruar se kjo marrëveshje me Malin e Zi do t’i siguronte kosovarëve liberalizim të vizave, por kjo gjë ende nuk ndodhi!