HomeLajmeBegaj vjen sonte në Kosovë, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të...

Begaj vjen sonte në Kosovë, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit

Të ngjajshme

Haxhiu e dekoron me medalje komandantin nga Tirana, që iu bashkua UÇK-së

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dekoroi sot...

Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi

Ukraina ka kryer një sulm ndaj rafinerisë së naftës...

A i keni parë ndeshjet e mia? Ronaldo iu përgjigjet gazetarëve pas dyshimeve për formën e tij

Kombëtarja e Portugalisë po përgatitet për Botërorin 2026. “Luzitanët”, shihen...

Dita e Çlirimit të Prishtinës, Orli Zhubi lanson këngën ‘Prishtina jonë’

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, këngëtari...

Në vendin tonë që nga viti 1999, por NATO-ja paralajmëron reduktimin e trupave në Kosovë- Sa ushtarë ka momentalisht dhe nga cilat shtete më shumë?

Sot në Kosovë në orët e mbrëmjes për vizitë zyrtare do të qëndrojë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se si shkak i kësaj do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore.Me këtë rast Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për vizitën e presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bajram BegajPrishtinë, më 12 qershor 2026Me datën 12 qershor 2026, në orët e mbrëmjes, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.Me këtë rast Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite një ditore do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut,  gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, ardhjes sot në orët e pasdites në pikën kufitare Vërmicë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës deri në kthim e cila po ashtu ndodh sot në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz