Befasohet fermeri, ja sa qengja ka shitur ky fermer
Festa e Vitit të Ri është shndërruar në një nga festat që shqiptarët shpenjzojnë më së shumti. Kjo është lehtë të konstatohet vetëm të shikohen dyqanet që shesin artikuj ushqimor, të cilat në ditët e fundit të vitit vërshohen nga konsumatorët.
Këtë fundvit si rrallë herë në këtë periudhë të vitit në vendlndje kanë ardhë shumë mërgimtar, të cilët kanë pritur me orë të tëra nëpër pikat kufitare.
Një fermer nga komuna e Fushë-Kosovës, Ilir Berisha ka pohuar për portalin tonë, se për festën e vitit të ri ka shitur 230 qingja.
“Këtë fundvit ka pasur kërkesa të mëdha për mish, sidomos për mishin e qengjit. Vetëm ne kemi shitur 230 qëngja”, tha fermeri Berisha për Drenicapress.
Ai ka bërë edhe një krahasim duke thënë se më shumë ka shitur qingja për Vit të Ri sesa për Kurban Bajram!
“Zakonishtë për festën e Kurban Bajramit shesim më shumë qengja, por ky Vit i Ri na ka befasuar për të mirë. Për Kurban Bajram kemi shitur afër 200 kurban, kurse vetëm për 31 dhjetor kam shitur 230 qingja”, është shprehur Berisha./Drenicapress.info/