Trendi i migrimit të të huajve në Zvicër, në veçanti i atyre nga vendet e BE-së dhe EFTA-s është në rënie. Siç tregon një statistikë e publkikuar të henën nga SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion) gjatë vitit 2017 ka pasur 20 për qind më pak se një vit më parë, qytetarë nga BE dhe EFTA që kanë ardhur për të jetuar në Zvicër.
Megjithëkëtë, numri më i madh i të huajve me qëndrim në Zvicër vazhdon të jetë ai i shtetasve gjermanë, italianë dhe portugezë. Pas tyre vijnë francezët ndërsa të parët nga një vend jashtë BE-së dhe të pestët në përgjithësi, janë kosovarët, transmeton albinfo.ch.
Një vit më parë, numri i shtetasve të Ksoovës në Zvicër ishte 111.496 persona, që i bie se gjatë vitit pasues ka pasur një rritje të vogël prej rreth 600 vetash. Përqindja që përbëjnë në popullatën e huaj mbetet e njëjtë: 5.5%
Radhitja e të huajve për nga numri, sipas përkatësisë së tyre shtetërore është si vijon: Në vendin e parë janë italianët, me 319.367 persona ose 15.6% në masën e të gjithë të huajve. Në vendin e dytë vijnë gjermanët, që janë gjithsej 305.785 ose 14.9%, të pasuar nga portugezët, të cilët me 262.012 janë të tretët. Në vendin e katërt janë shtetasit e Francës, me 131.506 veta ose 6.4% të të huajve në përgjithësi.
Kosovarët, siç u tha tashmë, janë në vendin e pestë, shkruan albinfo.ch. Pas tyre vijnë spanjollët që janë gjithsej 83.709 veta, të ndjekur nga turqit (67262), shtetasit e Maqedonisë (65.763, shumica dërmuese shqiptarë etnikë). Shtetasit e Serbisë, 63218 sish, vijnë në radhë menjëherë pas atyre të Maqedonisë.