Bedri Hamza e uron Thaçin për ditëlindje: Kosova të pret, është koha të ritakohemi e festojmë në atdhe
dp

Lexo edheKuvendi mblidhet për një seancë solemne për kongresistin Eliot Engel, mban një minutë heshtje

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar për ditëlindje ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Hamza ka thënë se ndonëse Thaçi po e kalon ditëlindjen e gjashtë në Hagë, atij nuk i është lëkundur qëndrueshmëria.
Hamza ka thënë se është koha për t’u ritakuar e festuar në Kosovë.
Postimi i plotë i Hamzës:
Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë.
Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe.

Lexo edheKuvendi mblidhet për një seancë solemne për kongresistin Eliot Engel, mban një minutë heshtje
Kosova të pret. Ne të presim.
Urime ditëlindjen, President! 👍