Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi
dp

Lexo edheBashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Hamza tha se Kosova nuk mund të përparojë përderisa politika vazhdon të funksionojë mbi bazën e ndarjeve dhe lojalitetit të verbër, raproton lajmi.net
Ai theksoi se është koha që të gjithë aktorët politikë të kuptojnë përgjegjësinë e tyre dhe të distancohen nga praktikat që nxisin konflikte të panevojshme.
“Edhe ata që kanë përçarë duhet të reflektojnë. Nuk kemi nevojë të polarizohemi, duke e sjellë gjendjen deri aty që nëse më përkrah mua je me mua, e nëse nuk më përkrah, nuk ke mbështetje. Jam i bindur se ky është drejtimi i duhur që i duhet Kosovës,” tha Hamza për RTV21.

Lexo edheBashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut