BallinaLajmeBedi Hamza: PDK ka pagur koston e aferës “pronto”

Bedi Hamza: PDK ka pagur koston e aferës “pronto”

Të ngjajshme

“Nan” e Alis në mesin e 10 performancave më të mira sipas Associated Press

Shqipëria zuri vendin e 13-të në festivalin evropian të...

Ndeshje e golave të shpejtë, shënojnë Unitedi dhe Foresti

Manchester United ka shënuar golin e tretë ndaj Nottingham...

Sadiku kritikon Kurtin: Zgjedhjet e reja do të ishin goditje për ekonominë dhe të ardhmen

Ermal Sadiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e...

“Dënimet e buta po nxisin rritjen e kriminalitetit në Kosovë”

Aktivitetet kriminale në Kosovë po vazhdojnë si pasojë e...

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se PDK ka pagur koston e aferës “pronto”.

Hamza, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se PDK ka paguar kosto për aferën “pronto”, por sipas tij partitë tjera e plasin shtetin.

“Nuk është mirë dhe unë nuk pajtohem me “pronto”. Por të jeni të sigurt se partitë tjera në emër të ç’kapjes së shtetit jo që e kapin shtetin por e plasin shtetin”, tha ai.

Hamza ka thënë se Vetëvendosje ka qeverisë me Prishtinën dhe Prizrenin duke përmendur sipas tij disa skandale.

“276 kontrata në vepër Vetëvendosje i ka pasur gjatë vitit 2017. 210 kontrata i ka pasur më vonë. Vetëvendosje në Prizren aktualisht i ka 62 të punësuar në kontratë mbi vepër”.

Ministri në detyrë i Financave ka thënë se Vetëvendosje sa ishte në pushtet në Prishtinë, pavarësisht se ka pasur 100 nevoja ka realizuar vetëm 57 % të buxhetit.

“Nuk mundet një parti të rregullojë këtë vend kur nuk ka vizion, nuk ka program dhe nuk ka ekip për të zbatuar programin”, tha ndër të tjera Bedri Hamza.

Gazeta Insajderi kohë më parë ka publikuar përgjimet ku dëgjohen Grabovci dhe të tjerët duke diskutuar për punësimin e njerëzve në bazë të preferencave partiake.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz