Bebe Rexha në emisionin e famshëm amerikan: Ne i bëjmë dasmat kështu

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga emisionet më të veçanta për “Glamour”.
Ajo ka ndjekur ‘cover’-at e realizuar nga fansat e saj, ku është mahnitur me versionin në të cilin ata kanë interpretuar këngët e saj.
“I’m a mess”, “Say my name”, “In the name of love”, “Last Hurrah” dhe “Baby, I;m Jealous” janë vetëm disa nga këngët më të famshme të saj, të cilat ajo i pa me sytë e saj teksa interpretohet nga fansat e muzikës sësaj.
Teksa komplimentonte dhe theksonte vlerat e secilit prej tyre, Bebe Rexhës i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i quajtur Abdullah Ghannam.
Ai kishte realizuar ‘cover’ këngën e saj të famshme “Say my name” me tarabuka, gjë që i ka pëlqyer shumë artistes shqiptare.
Në momentin që ajo dëgjoi këtë ‘cover’, 31-vjeçarja filloi të kërcejë pasi ky interpretim i ngjallte mallin e dasmave shqiptare.
“Opaa, op, o pop”, dëgjohet Bebe Rexha duke thënë përgjatë videos, teksa hap krahët dhe vallëzon në stilin tradicional.

Lexo edheFakte tronditëse: Çifti Pasho mund të jetë vrarë nga djali, këto janë provat që e bëjnë Taulantin të dyshuar
“Është sikur stil shqiptar, unë jam shqiptare dhe në bëjmë dasma të tipi ‘Opa, op op’. Ne Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Ishte vërtet ndryshe dhe unë e pëlqeva këtë”, thotë artistja me rrënjë shqiptare përgjatë videos.

Më pas ajo falënderon fansin e saj jordan, që i solli një frymë të tillë këngës së saj me tarabuka.
“Abdullah, ishte e mrekullueshme, do të doja të shihja më shumë ‘cover’ të realizuar në këtë mënyrë, është vërtet argëtuese, më ktheu ‘në shtëpi’ për një moment”, u shpreh Bebe Rexha.
Më pas, artistja komplimentoi edhe plot artistë të tjerë të rinj për versionet e veçanta që i sollën gjatë interpretimit të këngëve të saj.














