BE paralajmëroi hetim, qeveria anulon ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, më 4 prill tha se Komisioni Europian kishte planifikuar një hetim për rastin e koncesionit në aeroportin e Vlorës.
Vetëm dy javë pas paralajmërimit të Komisionit Europian për kontrollim dhe hetim të koncesionit të aeroportit të Vlorës dhe Air Albanian, kur qeveria shqiptare e ka anuluar këtë koncesion pa dhënë sqarime të mëtejshme.
Mesa duket qeveria shqiptare e frikësuar e ka tërhequr kontratën me tre kompanitë turke dhe ka shpallur një garë të re ndërkombëtare për ndërtimin me koncesion të aeroportit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë me dije se së shpejti do të shpallë një garë të re ndërkombëtare për ndërtimin me koncesion të aeroportit të Vlorës për një periudhë 35 vjeçare.

Lexo edheNjihuni me Xhonin, sipërmarrësin e ri, që ju ndihmon të shisni dhe fitoni nga divani i shtëpisë tuaj
Marrëveshja për ndërtimin e aeroportit u miratua nga Parlamenti vitin e kaluar. Ministri i Infrastrukturës i asaj kohe, Damian Gjiknuri, u shpreh se oferta e konsorciumit turk ishte serioze dhe se investimi i kalonte 100 milion eurot, por pa dhënë detaje të tjera në atë kohë, pasi marrëveshja sipas tij, kishte karakter konfidencial.
Nga ana tjetër tenderi për aeroportin në Vlorë, rezultonte se i është dhënë tre kompanive turke pa garë.
Kujtojmë se Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet në zonën e Akërnisë, me distancë 10 minuta larg rrugës nacionale Fier-Vlorë.














