BallinaBotëBE ndan 1.5 miliardë euro për forcimin e industrisë së mbrojtjes dhe...

BE ndan 1.5 miliardë euro për forcimin e industrisë së mbrojtjes dhe mbështetjen e Ukrainës

Të ngjajshme

Rreziku i kancerit të gjirit rritet nga pesha dhe alkooli

Gratë në moshë të mesme që janë mbipeshë dhe...

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet online

Policia në Prizren ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për nxënësit...

Komisioni Evropian ka miratuar një program pune në vlerë prej 1.5 miliardë eurosh, me qëllim forcimin dhe modernizimin e industrisë së mbrojtjes në Evropë, si dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në këtë sektor strategjik.

Sipas njoftimit zyrtar, fondet do të përdoren për avancimin teknologjik dhe rritjen e qëndrueshmërisë së industrisë së mbrojtjes, në një kohë kur sfidat e sigurisë në kontinent janë në rritje.

Mbi 700 milionë euro nga kjo shumë do të dedikohen për rritjen e prodhimit të komponentëve dhe pajisjeve kyçe, përfshirë sistemet kundër dronëve, raketat dhe municionet. Një pjesë e fondeve do të mbështesë gjithashtu bashkëpunimin industrial me Ukrainën dhe rindërtimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse.

Programi është pjesë e Programit Evropian të Industrisë së Mbrojtjes (EDIP) dhe pritet të nisë zbatimin më 31 mars, me thirrjet e para për aplikim që do të publikohen në portalin zyrtar të BE-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz