BE-ja mirëpret emërimin e kryeprokurorit të shtetit
dp

Lexo edheVoziti 117 km/h në zonën ku lejohej 60 km/h, Policia gjobit shoferin me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj

Bashkimi Evropian ka përshëndetur emërimin e kryeprokurorit të ri të shtetit, Zejnulla Gashi.
Në një reagim publik, Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se Gashi do të përballet me një mandat të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies, transmeton IndeksOnline.
“BE-ja në Kosovë mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit.
Përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar” thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.

Lexo edheVoziti 117 km/h në zonën ku lejohej 60 km/h, Policia gjobit shoferin me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj
Pasi u dekretua dje nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, Zejnulla Gashi sot mori zyrtarisht mandatin në krye të sistemit prokurorial të vendit.
Mandati i tij do të jetë 7-vjeçar./IndeksOnline/