BallinaLajmeBDI nuk do ta mbështesë ligjin e ri për arsimin e lartë,...

BDI nuk do ta mbështesë ligjin e ri për arsimin e lartë, VLEN pret versionin përfundimtar

Të ngjajshme

Mes krizës politike dhe zgjedhjeve: 16 ditë vendimtare për Kosovën

Kosovës apo saktësisht liderëve politik i kanë mbetur vetëm...

Dajaku ka kritika për referimin dhe për ata që i avancojnë referët në Kosovë

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar dhe tashmë analist i emisionit...

​Përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në hendboll

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës...

BDI nuk do ta mbështesë ligjin e ri për arsimin e lartë, sepse, siç thonë ata, ai kërcënon autonominë universitare, duke i lejuar Ministrit të Arsimit dhe vetë Qeverisë të ndërhyjnë në mënyrë brutale në vendimmarrjen akademike, menaxhimin financiar të vetë universiteteve dhe në menaxhimin e institucioneve të arsimit të lartë.

“Ky ligj do të dobësojë demokracinë e brendshme të universiteteve, ndërsa procesi i vendimmarrjes do të centralizohet në duart e disa individëve dhe grupeve të interesit. Liria akademike duhet të jetë e paprekshme, ndërsa institucionet e arsimit të lartë duhet të jenë të pavarura në kryerjen e aktiviteteve të tyre. Për arsyet e mësipërme, ky projektligj është i papranueshëm për ne dhe nuk do ta ketë mbështetjen tonë në asnjë mënyrë”, thonë nga BDI.

Nuk dihet nëse koalicioni VLEN do ta mbështesë gjithashtu projektligjin për arsimin e lartë, pasi nga ky koalicion thonë se po presin versionin përfundimtar për të parë se deri në çfarë mase janë përfshirë komentet e tyre.

“Gjatë këtij procesi, ne kemi bërë vërejtje dhe sugjerime, dhe tani po presim projektligjin përfundimtar për të parë se në çfarë mase janë përfshirë ato. Ne besojmë se një reformë e tillë kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe konsensus të gjerë, duke përfshirë grupet akademike, për të siguruar cilësi dhe qëndrueshmëri afatgjatë”, thotë VLEN.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz