BallinaLajmeBBC: Vuçiq i pakënaqur nga Samiti i Berlinit, ‘dështoi’ nuk gjeti mbështetje...

BBC: Vuçiq i pakënaqur nga Samiti i Berlinit, ‘dështoi’ nuk gjeti mbështetje për korrigjim të kufijve

Të ngjajshme

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i...

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

“Njohja e realitetit dhe tradhtia, rezultati i vetëm i mundshëm”,  kështu e përshkruajnë disa analistë dhe politikanë deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq se Kosova do ta marrë pavarësinë e plotë.

“Ajo që është ofruar nuk mund të kalojë për shkak të presionit të madh të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës”, kishte thënë Vuçiq gjatë ditës së djeshme, transmeton Indeksonline.

 

 

Kurt Basuner nga Këshilli për një politikë të demokratizimit në Berlin beson që Vuçiq është larguar i pakënaqur nga takimi i liderëve në rajon.

Sipas Basuner, presidenti serb nuk gjeti mbështetje për idenë e korrigjimit të kufijve.

“Mua më duket se kjo deklaratë është rezultat i frustrimit si ai nuk arriti fitoren”, tha  tutje Bausner për BBC në gjuhën serbe.

Politikani serb, Bosko Obradovic e quajti tradhtar Vuçiqin dhe tha se Kosova nuk do të jetë e pavarur në qoftë se Serbia nuk e njeh.

Kurse udhëheqësi i Partisë Kombëtare, Vuk Jeremiq beson që deklarata e presidentit serb i ka dhënë një goditje të rëndë Beogradit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz