Bayern Munichu ka anuluar stazhin që kishte planifikuar për ish-mbrojtësin e tyre, Jerome Boateng.
Kjo për shkak të protestave të shumta të tifozëve bavarezë, të cilët protestuan me forcë kundër përfshirjes së tij.
Tifozët ngritën pankarta duke i thënë atij të “hiqej” në një fitore të fundit 2-1 ndaj Borussia Dortmund , sepse vitin e kaluar ai u shpall fajtor për dëmtim trupor ndaj ish-partneres së tij.
Boateng, i shpëtoi burgut, por iu dha një gjobë me kusht prej pak më shumë se 168,000 £ dhe një paralajmërim pasi kreu dëmtime trupore të paramenduara kundër nënës së binjakëve të tij në vitin 2018. Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë i mohoi akuzat.
Ai ishte i lidhur me trajnerin në hije Vincent Kompany dhe Bayern donte ta ndihmonte në “rehabilitimin” e tij, por Boateng është tërhequr për të mbrojtur reputacionin e klubit dhe për t’u përqendruar në aktivitete të tjera. Dyshja kishte luajtur së bashku te Manchester City .
“Jam shumë mirënjohës ndaj menaxhmentit të klubit dhe ty, i dashur Vincent, për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e kësaj. Ju uroj të gjithëve nga thellësia e zemrës sime që të arrini qëllimet tuaja të mëdha në fund të sezonit. Gjithashtu, dua të falënderoj sinqerisht tifozët e shumtë për mesazhet dhe mbështetjen e tyre të shumta. I juaji, Boa”, shkroi Boateng në faqen e tij në “Instagram”./IndeksOnline/