Bastiset shtëpia e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok, sekuestrohen prova
dp

Lexo edheQytetari akuzon ARBK-në për ekspozim të të dhënave personale: Janë publikuar nënshkrime dhe dokument identifikimi

Sipas njoftimit të Policisë, me urdhër të Gjykatës Themelore, të premten është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarit me inicialet M.J. në Zubin Potok, raporton lajmi.net
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, të cilat, sipas Policisë, dëshmojnë se i dyshuari ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive e ish-Armatës Jugosllave gjatë periudhës së luftës.
Rasti lidhet me veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, të sanksionuar me nenin 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), ndërsa hetimet kanë të bëjnë me ngjarje të ndodhura në Mitrovicë gjatë vitit 1999.

Lexo edheQytetari akuzon ARBK-në për ekspozim të të dhënave personale: Janë publikuar nënshkrime dhe dokument identifikimi
Policia bëri të ditur se hetimet po vazhdojnë nga njësitë përkatëse në bashkëpunim me organet e drejtësisë, duke theksuar se mbetet e përkushtuar në trajtimin e të gjitha rasteve penale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me krimet e luftës./Lajmi.net/