Skuadra e Bashkimit do të jetë pa trajnerin, Igor Jovovic dhe basketbollistin Meriton Ismajli, në ndeshjen e sotme ndaj Boras.
Kjo pasi ata kanë probleme shëndetësore, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit të klubit, deshjen do ta udhëheqin asistentët e tij, Bledar Gjecaj dhe Elbesar Geshtenja.
”Për shkak të problemeve shëndetësore, Igor Jovović dhe Meriton Ismaili nuk do të jenë prezent në këtë ndeshje. Ndeshjen do ta udhëheqin asistentët e tij, Bledar Gjecaj dhe Elbesar Geshtenja.Urojmë rikthim të shpejtë dhe shëndet të plotë për ta!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/