back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaSportKryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar: Kosova po vonohet me Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar: Kosova po vonohet me Lojërat Mesdhetare

Të ngjajshme

Një supergol shënohet në ndeshjen Aston Villa-Leeds

Ndeshje interesante po zhvillohet mes Leeds Unitedit dhe Aston...

Aksident në Istog, lëndohen dy persona

Sot rreth orës 13:25 ka ndodhur një aksident mes...

Albian Hajdari protagonist me asistim ndaj Kölnit, Hoffenheim rikthehet në lojë

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka dhënë kontribut të...

Heshtje në Torino, Como shënon të dytin

Como ka shënuar golin e dytë ndaj Juventusit. Është Maxence...

Përurohet objekti modern, Kurti: AKI po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar...

Mbajtja e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, një moment historik jo vetëm për vendin por edhe për mbarë rajonin, po përballet me sfida serioze organizative.

Procesi nuk po zhvillohet me shpejtësinë e parashikuar, kryesisht për shkak të vonesave në ndërtimin dhe përgatitjen e infrastrukturës sportive.

Në këtë rrugëtim, Shqipëria pritet të japë një kontribut të rëndësishëm si bashkëorganizatore, pasi disiplinat e sporteve ujore do të zhvillohen në Durrës.

Bashkëorganizimi mes dy vendeve e kthen këtë edicion të Lojërave në një ngjarje me peshë të veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe më gjerë, siç thekson presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli.

“Ky është një eveniment jo vetëm për Kosovën dhe për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, sepse për herë të parë zhvillohet në rajonin tonë një palë lojëra, Lojërat Mesdhetare, ku marrin pjesë tre kontinente: Azia, Afrika dhe Evropa. Janë lojëra të jashtëzakonshme, që marrin pjesë Franca, Italia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Turqia, Greqi, Qipro, vendet afrikane, Algjeria, Tunizia, Egjipti. Janë vende që kanë një sport shumë të zhvilluar”, thotë Ylli për “Kosova Press”.

Sipas tij, përtej dimensionit sportiv, këto lojëra kanë edhe një rol të qartë diplomatik.

Ai thekson se sporti ka shërbyer si një urë njohjeje për Kosovën në arenën ndërkombëtare, shpeshherë më efektive se politika.

Përveç promovimit diplomatik, Ylli vlerëson se organizimi i Lojërave do të ndikojë pozitivisht edhe në imazhin turistik dhe në zhvillimin infrastrukturor të vendit.

“Në e nuk e shikojmë vetëm në anën sportive, po e shikojmë edhe si diplomaci sportive, ku vërtet Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet e OKB-së, por e kanë njohur 206 komitete olimpike në të gjithë botën. Kjo tregon që sporti është shumë hapa para politikës dhe ky është një rast i mirë për Kosovën për të promovuar vendin, për të promovuar turizmin, për të promovuar malet dhe Alpet e Kosovës, të gjithë kulinarinë e saj, gjithë infrastrukturën sportive. Dhe jo vetëm kaq, por qeveria e Kosovës ka marrë dhe disa angazhime, ka firmosur një kontratë me Lojërat Mesdhetare për të investuar në terrene sportive, në pallate sporti, në stadiume, në palestra, që të kenë mundësi këto lojëra të jenë model”, vijon tutje Ylli.

Megjithatë, përgatitjet nuk po ecin sipas planit fillestar.

Duke e pranuar këtë realitet, Ylli shpreh shqetësim për ritmin aktual dhe u bën thirrje institucioneve në Kosovë që të intensifikojnë punën për të garantuar një organizim në nivelin e duhur.

“Mendoj që qeveria e Kosovës është mbrapa dhe duhet ditë-natë të punojë Komiteti Organizator që këto lojëra të realizohen më së miri. Në këto lojëra merr pjesë edhe Shqipëria, ku të gjithë pjesa e lojërave të ujit do të jenë në Durrës, ku do të jetë Prishtina dhe Durrësi, ku ne kemi marrë përsipër me stafin tonë dhe me Bashkinë e Durrësit për të qenë prezent, për ta asistuar në zhvillimin e këtyre lojërave dhe për të marrë atë pjesën tonë që është firmosur në kontratë nga dy ministrat dhe nga dy qeveritë. Por investimi është i gjithi i Komitetit Organizator të Kosovës. Për shpenzimet që do të duhen, ne do të marrim pjesë që aty ku sportistët tanë të Lojëra Mesdhetare që do të vijnë në Durrës, duhet të marrim pjesë për çështjen e vizave të tyre, për mbarëvajtjen e mbërritjen e tyre, për policinë e shtetit, për sigurimin e aktivitetit, për hospitalitetin, për të gjithë mbarëvajtjen që lojërat e ujit do të zhvillohen në Durrës”, tha ai.

Sa i përket organizimit në Durrës, ai thekson nevojën për një koordinim të detajuar mes autoriteteve lokale dhe Komitetit Organizator, veçanërisht në lidhje me ndarjen e përgjegjësive financiare dhe organizative.

Duke folur më gjerë për sportin, ai rikujton arritjet e sportistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare, përfshirë medaljet olimpike të fituara në vitet e fundit, dhe apelon që sporti të trajtohet si prioritet strategjik nga qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë.

“Ky është sporti dhe ne prandaj jemi të gëzuar që Kosova i ka marrë këto lojëra. Do t’i bëjë një promovim vendit, një promovim sportit të Kosovës, ku ka marrë në dy olimpiadat e fundit ka marrë medalje, qoftë dy Majlinda Kelmendi, qoftë Nora, por edhe tani Distria që në tre lojëra kanë marrë medalje olimpike dhe këtë e ka bërë vetëm sporti në Kosovë, sepse Shqipëria dhe Kosova, përveç turizmit dhe natyrës që i ka bekuar Perëndia me vendet që kanë, nuk prodhojmë asnjë gjë tjetër përveç sport, kampionë, tituj dhe medalje. Prandaj, dy qeveritë tona duhet ta kenë vëmendjen akoma më shumë tek sporti, se sporti nuk është vetëm një garë, nuk është vetëm një medalje, por është dhe një diplomaci sportive”, deklaroi Ylli.

Pavarësisht pengesave aktuale, Lojërat Mesdhetare 2030 përfaqësojnë një shans të rrallë për të promovuar jo vetëm sportin, por edhe turizmin, kulturën dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz