Sanije Rexha, bashkëshorte e ish’luftëtarit të UÇK’së, i njohur si Komandant Sandokani, i vrarë gjatë luftës, është konvertuar në katolike. Ajo këtë e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka thënë se këtë po e bën edhe si hap në mbrojtje të atdheut, tani kur sipas saj, ai po kërcënohet nga rrymat turko-arabe.
Sanija, që edhe vet ka qenë pjesë e të gjitha veprimtarive patriotike, që nga koha e ilegales, ka thënë se tani kur veni po kërcënohet nga rrymat turko-arabe, ajo i është kthyer rrënjëve të saj, duke aluduar në të kaluarën e krishterë të shqiptarëve, shkruan gazetametro.net

Lexoni të plotë postimin e Sanije Rexhës:
Në jetën time sipas rrethanave kam vepruar ashtu siç kam vlerësur se duhët të bëj apo të ndryshoj!
Qysh si e re, fillimisht u bashkova me grupet ilegale të rezistencës për Çlirimin e Kosovës. Pastaj u lidha dhe u kurorëzova me njeriun me të dashur për Kombin, Abedin Rexhen, veprimtarin e madh të çështjës kombtare. Pastaj pasi emigruam për disa vite në Gjermani përseri së bashku me fëmijët tonë u kthyem në Kosovë që veprimtarinë tonë t’a kurorëzojmë me luftën për Liri.
Sot, kur rrymat turke- arabe – serbe e kercenojnë identitetin tonë dhe kulturën tonë shekullore, ju ktheva rrënjëve të mija.
Falemnderit, familja e Heroit të Kombit, Pal Palucës, Mario Paluca që mora bekimin edhe të juajin: Falemnderit, Ipeshki i Kosovës, Dodë Gjergji:Falemnderit, Don Daniel qe me dhurove aq shume bekime dhe mbështetje:
Faleminderit, bashkëveprimtar e bashkëluftetar, Halil Çadraku, Peka Gashi që gjithmonë në hidhërim e gëzim ishit mbështetja dhe motivi im: Falemnderit, shoqja im, bashkëluftetare, Shqipe Krasniqi, sepse sot dëshmove që je shoqe e besës dhe e fjalës dhe krejt ne fund Flamurtaret e Abedin Rexhës “Sandokanit”, fëmijët dhe familja ime: Leta dhe Sokol , ju falenderoj nga zemra për mbeshtetjën e juaj sepse jeni oksigjeni dhe egzistenca ime!




