Bashkatdhetarët në Suedi protesojnë kundër idesë së Hashim Thaçit
BILLI··Përditësuar më
Një numër i bashkëatdhetarëve në Suedi janë zgjuar sot duke protestuar para ambasadës së Kosovës në Stokholm të Sudisë, kundër idesë për ndarje, raporton Gazeta Express.
“Hashim ik, jo ndarje, dorëheqja nuk mjafton”, etj, janë disa nga parullat që ata po i mbajnë në duar.
Ata janë shprehur të shqetësuar me politikën aktuale në Kosovë dhe siç thonë janë kundër veprimeve të presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.
“Politikat e tyre janë në kundërshtim të plotë me kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e bashkëatdhetarëve.

Lexo edheMasakrohet një shqiptar në Greqi
Përmes kësaj proteste ata po bëjnë thirrje për shkarkimin e Thaçit, Haradinajt, shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërprejrjen e idesë për shkëmbim të territoreve etj. /Gazeta Express














