
Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovës, Maurizio Antonini dhe zëvëendësambasadoren Chiara Castaldo.
Basha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i ka falënderuar për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës në çdo etapë të zhvillimit politik, institucional dhe ekonomik. Ai ka thënë se Italia ka qenë dhe mbetet partnere e çmuar në forcimin e institucioneve tona demokratike dhe në avancimin e integrimit tonë evropian.
“Në takim biseduam për relacionet e veçanta mes popujve dhe vendeve tona si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit reciprok, posaçërisht mes kuvendeve përkatëse. Po ashtu diskutuam për rrugën përpara drejt funksionalizimit të institucioneve, për forcimin e bashkëjetesës me komunitetet pakicë dhe nevojën e integrimit të plotë të tyre, për çfarë institucionet tona kanë ndërmarrë veprime konkrete”, ka thënë Basha.
Ai ka potencuar qëndrimin e Kosovës lidhur me masat e BE-së ndaj Kosovës, të cilat i ka quajtur të padrejta dhe ka kërkuar që edhe Italia ta luajë rolin e saj për largimin e tyre.
“Në fund të takimit ritheksova mirënjohjen e popullit dhe shtetit tonë për Italinë, vend aleat me të cilin ndajmë miqësi të thellë dhe vlera të përbashkëta për progres e për bashkëpunim në familjen evropiane, që është objektivë e qartë e jona”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/