back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeBasha prej zyrës së kryeparlamentarit lutë diasporën të votojë: Bëhuni pjesë e...

Basha prej zyrës së kryeparlamentarit lutë diasporën të votojë: Bëhuni pjesë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Të ngjajshme

Ku shkon nafta që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit?

Pas luftës që ka shpërthyer në Lindje të Mesme,...

Grupi Parlamentar i LDK-së mblidhet në selinë e këtij subjekti

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka thënë se kjo...

Nagavci: Ende nuk ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për president

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

Festat e marsit në bregdet, ofertat që s’duhet t’i humbisni

Për të gjithë ata që duan ta festojnë 8...

Nga zyra e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, nga Lëvizja Vetëvendosje, u ka bërë thirrje mërgimtarëve të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Basha që për disa muaj ish kryetar i parlamentit, deri në shpërndarjen e tij, ka shfrytëzuar hapësirat e këtij institucioni që të ftojë diasporën për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

‘’Të dashur mërgimtarë

Me mirënjohje të thellë për kontributin tuaj para luftës, gjatë luftës, ditëve më të rënda për vendin tonë, si dhe për mbështetjen e pandërprerë pas çlirimit, ju që keni qenë gjithmonë forca dhe zëri ynë, brenda e jashtë vendit, sot ju drejtohem me respekt të veçantë për të kërkuar edhe një herë zërin tuaj të çmuar, pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit’’, është shprehur Basha.

Tutje, ai drejtuar diasporës, ka thënë se ata që nuk do të jenë në Kosovë për zgjedhje, i kanë dy mundësi të tjera për të votuar, duke përmendur votimin në ambasada apo konsullata, dhe si mundësi të dytë votimin me postë.

‘’Ju lus të bëheni pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit’’, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz