Barcelona pret lëvizjen e Alvarezit, refuzon të rrisë ofertën
dp

Lexo edhe“Më falni të gjithë, nuk ju bëra krenar”, Kristian Prenga reagon pas humbjes nga Anthony Joshua

Barcelona nuk ka ndërmend të bëjë lëshime financiare për Julian Alvarezin, pavarësisht se ai mbetet objektivi kryesor i klubit.
Sipas Mundo Deportivo, katalanasit nuk do ta rrisin ofertën prej 100 milionë eurosh dhe nuk do të përfshijnë lojtarë në marrëveshje, raporton IndeksOnline.
Nëse Atletico Madridi nuk ndryshon qëndrim, Barcelona është e gatshme ta nisë sezonin pa një sulmues të ri, duke pritur vetëm nëse Alvarez ushtron presion për t’u larguar.

Lexo edhe“Më falni të gjithë, nuk ju bëra krenar”, Kristian Prenga reagon pas humbjes nga Anthony Joshua
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat rreth sulmuesit argjentinas deri në fund të afatit të verës. /IndeksOnline/