back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaSportBarcelona ndalon Yamalin nga paraqitjet publike

Barcelona ndalon Yamalin nga paraqitjet publike

Të ngjajshme

Koreja e Jugut nderon Donald Trumpin me “Urdhrin e Madh të Mugunghwa” dhe një kurorë ari

Presidenti amerikan Donald J. Trump është nderuar nga Republika...

Kompania e parë në botë që thyen shifrën e 5 trilionëve

Prodhuesi i çipave Nvidia është bërë kompania e parë...

Supremja refuzon ankesën e AAK-së lidhur me procesin e votimit në Junik

Gjykata Supreme, ka refuzuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e...

Përplasja me Pacollin, Agim Pllashniku ftohet për intervistim- Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë, e ka ftuar për intervistim...

Llapi “arrë” e fortë, e ndal Prishtinën në “Zahir Pajaziti”

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Prishtinës,...

Barcelona ka vendosur ta bllokojë përkohësisht Lamine Yamalin nga paraqitjet publike dhe intervistat pas polemikave të fundit që shpërthyen pas El Clasicos.

17-vjeçari shkaktoi reagime të forta para ndeshjes kundër Real Madridit, kur në një emision deklaroi se “Reali vjedh dhe ankohet”. Pas fitores së Realit 3-1, lojtarët madrilenë, mes tyre Carvajal dhe Vinicius Junior, iu përgjigjën me gjeste ironike ndaj Yamalit në fund të ndeshjes.

Shoku i tij te Barcelona, Raphinha, e kritikoi publikisht duke thënë: “Ai është ende i ri dhe i mungon pjekuria. Fjalët e tij i dhanë Real Madridit motivim shtesë.”

Për shkak të situatës, klubi katalanas ka anuluar një aktivitet promovues të planifikuar me kompaninë OPPO dhe gjithashtu një intervistë të parashikuar me “Sky Italia”. Sipas gazetarit Victor Nahe, drejtuesit e Barcelonës i kanë kërkuar agjentëve të Yamalit që ta mbajnë atë larg mediave për momentin.

Ndërkohë, portieri Inaki Pena, aktualisht te Elche, ka folur me fjalë të mira për talentin e ri, duke e krahasuar me Lionel Messin dhe duke thënë se “është ndryshe nga të gjithë të tjerët”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz