HomeSportBarcelona godet në merkato, siguron një nga talentet më premtues të Amerikës...

Barcelona godet në merkato, siguron një nga talentet më premtues të Amerikës së Jugut

Të ngjajshme

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet...

Kryeziu: Gatishmëria e LDK-së për bashkëpunim me VV-në është përparim

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka...

Rubio: Negociatat me Izraelin, e vetmja rrugë e mundshme për t’i dhënë fund dhunës në Liban

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka theksuar rëndësinë...

Barcelona godet në merkato, siguron një nga talentet më premtues të Amerikës së Jugut

Barcelona ka siguruar shërbimet e një tjetër talenti premtues...

Barcelona ka siguruar shërbimet e një tjetër talenti premtues për të ardhmen.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, klubi katalanas ka arritur marrëveshje me LDU Quito për transferimin e sulmuesit anësor ekuadorian, Josue Caicedo, shkruan IndeksOnline.

Marrëveshja është arritur fillimisht si huazim me opsion blerjeje, i cili mund të shndërrohet në detyrim blerjeje, me vlerë totale që arrin rreth 2.5 milionë euro.

LDU Quito tashmë ka pranuar propozimin e Barcelonës, ndërsa lojtari ka dhënë pëlqimin e tij për transferimin.

Caicedo, i lindur në vitin 2007 dhe konsideruar si një nga talentet më premtuese të futbollit ekuadorian, pritet të nënshkruajë së shpejti kontratën me Barcelonën. Ai do t’i bashkohet fillimisht skuadrës Barcelona B, ku do të ketë mundësinë të zhvillohet dhe të përshtatet me futbollin evropian, me synimin për të bërë më pas hapin drejt ekipit të parë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz