Baraliu: Eksponentë të VV-së të mërzitur nga numri i madh i protestuesve – populli po vetëdijësohet, ‘deleizmi’ po merr fund
dp

Lexo edhe1.9 milionë euro për sinjalistikë horizontale e vertikale në autostradën “Ibrahim Rugova”, Ministri jep detaje

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Baraliu ka kritikuar eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët thotë se janë treguar të mërzitur nga pjesëmarrja masive e qytetarëve, pavarësisht bojkotit të thirrur nga partia në pushtet, transmeton lajmi.net
“Po i shoh disa eksponentë të VV-së të mërzitur e brengosur shumë nga numri i lartë i protestuesve sot në Prishtinë… që injoruan bojkotin e tyre. E kanë të qartë se populli po vetëdijësohet, ‘deleizmi’ po përfundon tmerrësisht shpejtë, dhe votat e tyre po rrëshqasin nga qendra si vaji në tepsi,” ka shkruar Baraliu.
Ai ka paralajmëruar se pasojat për qeverinë do të ndihen edhe më shumë pas vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, të cilin e ka quajtur “goditje”.
“Kjo, megjithatë, do të ndjehet veç si pendël pas goditjes së nesërme nga Gjykata Kushtetuese,” ka shtuar ai.

Lexo edhe1.9 milionë euro për sinjalistikë horizontale e vertikale në autostradën “Ibrahim Rugova”, Ministri jep detaje
Baraliu i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që t’i rikthehet parimeve kombëtare dhe të largohet nga, siç e cilëson ai, “narcisoizmi mujsharist”, përndryshe, sipas tij, dënimi politik nga qytetarët do të jetë edhe më i ashpër.
“Nëse nuk i kthehet parimeve kombëtare dhe braktisë narcisoizmin mujsharist, ky popull do ta dënojë Albinin edhe më ashpër se ç’bëri me Brahimin e Hashimin, të cilët ai po i imiton me shumë zell,” përfundon Baraliu./lajmi.net/