back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeBanorët e Karaçevës thonë se KFOR-i ka vendosur vijë kufitare duke i...

Banorët e Karaçevës thonë se KFOR-i ka vendosur vijë kufitare duke i lënë në Serbi pronat e tyre

Të ngjajshme

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...

Njësia MSU e KFOR-it zhvillon ushtrime të Betejës së Afërt në Prishtinë

Ushtarët nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e misionit...

“Demorkatike” – Abdixhiku prezaznton programin e LDK-së me gabime drejtshkrimore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...
- Advertisement -

Banorët e fshatit Karaqevë në Komunën e Kamenicës janë ankuar lidhur me shënjimit e vijës kufitare nga ana e KFOR-it.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka shprehur shqetësimin lidhur me pronat e qytetarëve.

“Sot në Karaçevë të komunës së Dardanës banorët po ankohen se KFOR-i ka vendosur arbitrarisht vijë kufitare duke i lënë në Serbi pronat e tyre. Banorët e Karaçevës protestojnë që prej vitit 1999, kur KFOR-i e vendosi atë kufi të padrejtë. Është koha që ankesat e tyre të dëgjohen seriozisht dhe të merren masa”, shkroi Kurteshi, përcjell Telegrafi.

Ai këtë ngjarje e krahasoi me situatën në demarkacionin me Malin e Zi dhe me Mitrovicën.

“Pikërisht sot, kur u mbushën katër muaj nga demarkacioni i padrejtë me Malin e Zi, dhe kur po ndërtohet muri që po ndan Mitrovicën.Ku janë qeveritarët e Kosovës kur duhet me i mbrojt tokat tona dhe kufirin? Ia kanë rritë rrogat vetes, po merren me tendera, po lëshojnë pe në negociata me Serbinë, por kur vjen puna për ta ndihmuar popullin dhe për ta mbrojtur atdheun, qeveritarët fshihen dhe nuk guxojnë as të flasin”, shtoi ai.

Ai tha se “nëse vazhdojnë kështu, duke e falë territorin e Kosovës në Rugovë, në veri, e tash edhe në lindje, në Karaçevë, vërtet do të na detyrojnë të bashkohemi me popullin në demonstrata”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz