Banorët e Kamenicës i shkruajnë letër Thaçit, Veselit e Haradinajt: Qëndron Kastrati po na i mbyllë shkollat
BILLI

Lexo edhe‘Adria Airways’ drejt falimentimit: Kujdes ata që kanë blerë bileta për muajt e ardhshëm

Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës, ju kanë drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli, kryeministrit Ramush Haradinaj, duke shprehur shqetësimin se kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati po ju mbyllë shkollat, shkruan Gazeta Metro.
Në një letër drejtuar liderëve institucional, banorët e Karaçevës shprehin shqetësimin e tyre se kryetari Kastrati do t’i mbyllë në Kamenicë rreth 19 shkolla.
Në letër thuhet se Kastrati ka marrë një vendim që është kontrovers dhe në dëm të fëmijëve të tyre, pasi duhet të shpërngulen nga fshatrat për të dërguar fëmijët në mësim.

Lexo edhe‘Adria Airways’ drejt falimentimit: Kujdes ata që kanë blerë bileta për muajt e ardhshëm
Ata kanë bërë apel që ky vendim të ndalohet nga kryetari Kastrati pasi nuk ka asnjë bazë ligjore për të marrë këtë vendim.
Letra ju është drejtuar edhe ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës./gazetametro.net