Ballkani zyrtarizon përforcimin e ri, sulmuesi Dijar Nikqi
dp

Lexo edheZeneli pas golit dhe asistit ndaj Malmos: Dua t’i dëshmoj trajnerit se e meritoj të luaj

FC Ballkani ka njoftuar afrimin e sulmuesit 21-vjeçar, Dijar Nikqi, i cili bëhet përforcimi më i ri i skuadrës nga Suhareka.
Nikqi luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe vjen me përvojë nga futbolli shqiptar e kosovar, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Tirana, Teuta, Vora dhe së fundmi Liria, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i ri ka përfaqësuar gjithashtu Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar, duke qenë pjesë e Kombëtares U21.

Lexo edheZeneli pas golit dhe asistit ndaj Malmos: Dua t’i dëshmoj trajnerit se e meritoj të luaj
Ballkani ka mirëpritur Nikqin në familjen e klubit, duke i uruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën portokalli e të zezë.
Me këtë transferim, skuadra kosovare vazhdon përforcimin e grupit para sfidave të reja në sezonin e ardhshëm./Indeksonline/