Pas lëndimit që pësoi në ndeshjen Zvicër – Kosovë, Amir Rrahmani është ”zhdukur” nga publiku.
Ai u rikthye menjëherë në Itali, për teste mjekësore, duke munguar në ndeshjen ndaj Suedisë, e cila u zhvillua me 8 shtator.
Opinioni sportiv pati shumë kritika ndaj tij, pasi nuk qëndroi në mbështetje të bashkëlojtarëve të Kosovës.
Por duket se Amir Rrahmani tashmë ka kaluar lëndimin dhe është gati të kthehet në fushë.
Ai ka postuar një fotografi në profilin zyrtar në Instagram, duke paralajmëruar se do të jetë gati për ndeshjen e 22-shtatorit, ku Napoli luan ndaj Pisa-s.