back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBallkani me tjetër sukses, kualifikohen në rrethin e tretë të Conferene League

Ballkani me tjetër sukses, kualifikohen në rrethin e tretë të Conferene League

Të ngjajshme

Ballkani e ka arritur edhe një sukses tjetër, duke kaluar në rrethin e tretë parakualifikues të Conference League.

Kjo pasi Floriana nuk arriti më tepër se një barazim në shtëpi ndaj Ballkanit, e që ndeshjen e parë suharekasit e patën fituar në “Fadil Vokrri” me rezultat 4-2.

Ekipi nga Malta kaloi në epërsi në ndeshjen kthyese në minutën e 38-të me anë të Vellas, i cili shënoi pas një asistimi të Jah.

Por, Ballkani u kundërpërgjigj shpejt duke i barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 46-të të ballafaqimit me anë të Adetunjit dhe duke shkuar në pushim të qetë.

Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë, pasi Ballkani ishte i kënaqur me barazim, i cili ia mundësoi kalimin në rrethin e tretë parakualifikues.

- Advertisement -

Të Fundit