back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​Trump shtyn për tre muaj tarifat ndaj Meksikës

​Trump shtyn për tre muaj tarifat ndaj Meksikës

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se do të shtyjë vendosjen e tarifave ndaj Meksikës për tre muaj, për të arritur një marrëveshje tregtare, që do të thotë se tarifat më të larta të shpallura nuk do të hyjnë në fuqi për momentin.

Trump shkroi në Truth Social se diskutoi në telefon me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum, duke e përshkruar bisedën si “shumë të suksesshme”.

Tarifat prej 25 për qind për shumicën e mallrave nga Meksika do të mbeten në fuqi ndërsa negociatat vazhdojnë. Trump kërcënoi të rriste tarifat në 30 për qind më parë këtë muaj.

Presidenti amerikan shkroi në Truth Social se tarifat për veturat do të mbeten 25 për qind dhe se tarifat prej 50 për qind për çelikun, aluminin dhe bakrin do të vazhdojnë të zbatohen.

Ndërsa Sheinbaum shkroi në X: “Ne shmangëm rritjen e tarifave të njoftuara për nesër dhe na u dhanë 90 ditë për të krijuar një marrëveshje afatgjatë përmes dialogut”.

Nesër, do të hyjnë në fuqi më shumë tarifa për shumë vende kur bëhet fjalë për importet në SHBA, ndërsa fillon faza tjetër e politikës tregtare të Trump.

Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Japoninë, kanë arritur tashmë marrëveshje me qeverinë amerikane për të ulur tarifat. Pas muajsh negociatash, Bashkimi Evropian ra dakord për një marrëveshje tregtare me SHBA-në katër ditë më parë, sipas së cilës norma bazë e tarifës për eksportet e Bashkimit Evropian në SHBA do të jetë 15 për qind.

- Advertisement -

Të Fundit