Balje: Limaj ka më shumë shanse sesa Haxhiu për kryeparlamentar
dp

Lexo edheRexhepagiqi nuk ndalet! Pas koncertit në Prishtinë, sonte performon live në Zone Club

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar se lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka më shumë shanse për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, sesa kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu.
Megjithatë, ajo u shpreh skeptike se LVV-ja do ta propozojë Limajn për këtë post, pavarësisht takimeve të fundit mes liderit të VV-së, Albin Kurti, dhe Fatmir Limajt.
“Nuk besoj se kanë arritur marrëveshje, pasi e di që Limaj po tenton të bëhet kryetar i Kuvendit. Nuk besoj se LVV-ja ka me lëshu pe për këtë vend, andaj nuk po pres asgjë sot… Fatmir Limaj ndoshta do ta ketë përkrahjen nga PDK,” tha Balje.

Lexo edheRexhepagiqi nuk ndalet! Pas koncertit në Prishtinë, sonte performon live në Zone Club
Këto komente ajo i bëri duke hyrë në objektin e Kuvendit, në përpjekjen e 50 për konstituim të legjislaturës së nëntë.