Balidemaj: Prania e NATO-s dhe Gjermanisë në Kosovë mbetet garanci për stabilitetin
dp

Lexo edheNdryshon renditja në komuna: LVV kalon LDK-në në Istog dhe AAK-në në Junik

Mbrëmë, në emisionin “Edicioni Special”, deputeti theksoi se numri i trupave gjermane mbetet i pandryshuar si para ngjarjeve dhe tensioneve të vitit 2023.
Trupat gjermane mbesin në Kosovë në të njëjtin numër si para trazirave të vitit 2023. Është shumë e rëndësishme si për Kosovën, ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor, që NATO-ja, e posaçërisht Gjermania të mbetet në territorin e Kosovës, që ta sigurojë qetësinë, stabilitetin dhe mirëmbajtjen në kuptimin e institucioneve të Kosovës”, u shpreh ai.
Ai theksoi se prania e forcave ndërkombëtare vazhdon të jetë një element i rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe në ruajtjen e një ambienti të qëndrueshëm për zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

Lexo edheNdryshon renditja në komuna: LVV kalon LDK-në në Istog dhe AAK-në në Junik