Bajrami: Pse Kurti po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve? Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime
dp

Lexo edheBajrami: Tri herë në zgjedhje për të përfunduar sërish në zgjedhje – çka po do Kurti?

Ajo ka pyetur se pse janë mbajtur tri herë zgjedhje për të shkuar përsëri në zgjedhje, shkruan lajmi.net.
“Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” – janë arsyetimet me banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime. E derisa kjo sagë vazhdon dhe tolerohet, nuk ka pothuajse asnjë sferë të jetës në Kosovë që nuk ka degraduar, asnjë të vetme”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka kujtuar deklaratën e VV-së se nuk e konstituojnë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin, sepse sipas tyre nëse nuk ka marrëveshje vendi shkon në zgjedhje.
Bajrami ka thënë se edhe nëse nuk e konstituojnë Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje.

Lexo edheBajrami: Tri herë në zgjedhje për të përfunduar sërish në zgjedhje – çka po do Kurti?
“Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni? Prandaj, sot secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të pyesë: Çka po don Albin Kurti? Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve? Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime? Që tri herë po shkojmë në zgjedhje, për të përfunduar përsëri në zgjedhje. Pse?”, ka shtuar Bajrami. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: