BallinaLajmeBajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzve...

Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e luftuan LDK-në

Të ngjajshme

Emrat më të njohur për foshnjat në SHBA

Janë publikuar emrat më të njohur për foshnjat në...

Drake kërkon rikthimin pas përplasjes me Kendrick Lamar

Pavarësisht statusit si një nga yjet më të mëdhenj...

E pabesueshme, vdes basketbollisti i NBA

Ka ndërruar jetë një basketbollist i NBA-së. Bëhet fjalë për...

Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i ashpër nga Xhavit Ukaj

Anëtari i LDK-së nga Prizreni, Xhavit Ukaj ka reaguar...

Cesária Évora, zëri që i dha famë Kepit të Gjelbër

Cesária Évora, këngëtarja e njohur nga Kepi i Gjelbër,...

Hykmete Bajrami ka reaguar pas renditjes së saj si e 12-ta në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet e 7 qershorit.

Bajrami thotë se është pjesë e listës, sepse LDK-ja është më e madhe se çdo individ, transmeton IndeksOnline.

“Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale” deklaroi Bajrami.

Duke bërë thirrje që të analizohet mirë lista e të votohet LDK-ja, Bajrami shton se beteja e saj është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Të nderuar qytetarë, votues dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Jam pjesë e listës së LDK-së, sepse LDK-ja është më e madhe se çdo individ, më e madhe se çdo rrethanë dhe më e madhe se ata që vijnë e shkojnë.

Prej se jam në politikë, e zgjedhur deputete shtatë herë, kam qenë, jam dhe do të jem në LDK. Kam qenë këtu në ditë të mira e në ditë të vështira. Nuk e kam braktisur LDK-në për interesa personale dhe nuk e kam parë asnjëherë si stacion të përkohshëm politik.

Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale.

Beteja ime është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit; për politikën që i shërben qytetarit e jo interesave personale; për demokracinë që nuk tkurret; për qytetarin që kërkon llogari nga qeveria; për biznesin që nuk pengohet nga politika dhe për institucione që nuk kapen nga partitë.

Kauza ime është Kosova shtet i fortë dhe këtë kauzë mund ta çojë përpara vetëm LDK-ja, me njerëzit e saj, LDK-ja që i mbron parimet e veta dhe nuk harron pse ekziston.

Të nderuar qytetarë, votues dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Lista e LDK-së ka 110 kandidatë. Në mesin e tyre, secili prej jush mund t’i gjejë me lehtësi 10 personalitete, të denjë për t’ju përfaqësuar. Andaj, analizojeni listën dhe më 7 qershor votoni me bindje – votoni LDK!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz