Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBajrami: Kurti e Murati i kanë bërë jokushtetuese edhe institucionet tjera, Prokuroria...

Bajrami: Kurti e Murati i kanë bërë jokushtetuese edhe institucionet tjera, Prokuroria Speciale të reagojë menjëherë

Të ngjajshme

Vetëvendosje garon me Ali Dulën në Rahovec

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot u zyrtarizua kandidatura e...

Ali Dula do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Komunës në Rahovec

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot u zyrtarizua kandidatura e...

Vajza katërvjeçare në Gaza vdes nga uria

Razan Abu Zaher, katërvjeçare, hoqi dorë nga lufta për...

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Albin Kurti dhe Hekuran Murati “i kanë bërë joligjore dhe jokushtetuese edhe institucionet e vendit”, pasi Gjykata Supreme e konsideroi nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.

Ajo shkroi në Facebook se Dogana po drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë joligjore.

“Hekurani, ky interpretues i vetëshpallur i Ligjit, Kushtetutës dhe i rrethanave politike në partitë e tjera, është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi. Ai së bashku me Kurtin jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit”, shkroi Bajrami.

“Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese”, shtoi ajo.

Bajrami tha se “Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për të mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend”.

“ASKUSH MBI LIGJIN”.

- Advertisement -

Të Fundit