BallinaLajmeBajrami e ashpër me VV-në: Këta tuxana e mashtrues bëjnë thirrje për...

Bajrami e ashpër me VV-në: Këta tuxana e mashtrues bëjnë thirrje për debate e vetë s’janë ballafaquar asnjëherë

Të ngjajshme

Zbulohet në Zvicër një rrjet mashtruesish të “romance scam”, arrestohen 10 persona

Policia zvicerane ka arrestuar dhjetë persona të martën në...

Policia në Gjakovë arreston në flagrancë një të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes kanaleve zyrtare...

Muriqi mungon në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Gironas?

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka munguar në stërvitjen e...

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Haxhiu nesër nis konsultimet për caktimin e datës së...

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër Vetëvendosjes pasi këta të fundit po kërkojnë debate.

Bajrami iu kundërpërgjigj VV’së duke i ftuar Albin Kurtin, Hekuran Muratin dhe të tjerët të përballen për mafinë energjitike dhe problemet tjera që vendi u ballafaqua për këto 4 vjet.

Ajo i quan “tuxana”, pasi sic thotë deputetja cdo herë kanë refuzuar të përballen.

Postimi i plotë:

Janë hipokritë dhe mashtrues, janë strukur dhe u kanë ikur debateve që pesë vjet

Deputetët e Vetëvendosjes që mbajnë kundërligjshëm pozitat e ministrave po kërkojnë debate të kandidatëve për kryetarë të komunave, ndërkohë të njëjtit struken, ikun dhe nuk ballafaqohen që pesë vjet në debate publike.

U bëj ftesë këtyre mashtruesve që ta marrin për dore deputetin Kurti, bashkë me deputetin Murati e të tjerët dhe të zgjedhin vendin e studion dhe të dalin e të ballafaqohën me oponentë politik për mafinë energjetike, për inflacionin, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për secilën temë që dëshirojnë.

Por, këta tuxana, këta mashtrues e propagandues bëjnë thirrje për debate e vetë s’janë ballafaquar asnjëherë që pesë vjet në asnjë debat.

Kjo nuk është ftesa e parë, ju kam ftuar dhjetëra herë dhe keni ikur.
Dhe, s’kam asnjë dyshim se siç keni ikur nga debatet do të largoheni edhe nga keqqeverisja, krimi e korrupsioni në tri komunat që i keqqeverisni. Njëjtë e keni fundin edhe në krye të Qeverisë.
Epoka e mashtrimeve pesëvjeçare po iu merr fund!

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz