Bahtiri e Rakiq të vendosur për të çuar proceset përpara (Foto)
dpPërditësuar më
Lexo edheSkenderaj, eshtrat Isa Boletinit kalojnë pranë varrit të Adem Jasharit (FOTO)
Kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri e Goran Rakiq, si dhe shefja e Zyrës Administrative në Veri, Adriana Hoxhiq, kanë biseduar përreth tri orë për situatën e përgjithshme në të dyja pjesët e qytetit, duke e vlerësuar atë si të qetë dhe me tendencë të relaksimit të mëtutjeshëm.
Ata gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë lidhur me çështjet që janë me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Po ashtu, në fokus të bisedës kanë qenë edhe çështjet e zhvillimit të proceseve, integrimi i qytetit dhe krijimi i kushteve për kthimin e të gjithë të zhvendosurve pa dallim, si dhe organizimi i një konference të përbashkët të donatorëve, ku do të prezantoheshin projekte të përbashkëta për të dyja komunat me interes për qytetarët dhe qytetin në tërësi.
Lexo edheSkenderaj, eshtrat Isa Boletinit kalojnë pranë varrit të Adem Jasharit (FOTO)

21 tet 2026

21 tet 2026