back to top
Tuesday, October 7, 2025
BallinaShowBizBad Bunny i përgjigjet kritikave për Super Bowl

Bad Bunny i përgjigjet kritikave për Super Bowl

Të ngjajshme

Limaj flet për luftë speciale në Kosovë: Po preken të arriturat më të rëndësishme të shtetit

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në “Rubikon” në...

Dogana ndalon në Vërmicë pajisje pune të padeklaruara

Sot në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, nga zyrtarët doganorë...

Petrova e Shtimes i bëson Kastriot Shabanit

Kryetari i LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani, ka falënderuar...
- Advertisement -

Bad Bunny, iu përgjigj kritikave që ka marrë pasi NFL e zgjodhi si artistin kryesor për performancën në “Halftime Show” të Super Bowl-it që do të mbahet në shkurt të vitit 2026 në Levi’s Stadium, Kaliforni.

Gjatë monologut të tij të hapjes në premierën e sezonit të 51-të të“Saturday Night Live” (SNL), më 4 tetor, reperi  u shpreh i emocionuar për këtë mundësi, por njëkohësisht pati edhe një mesazh thumbues për kritikët e tij.

“Jam shumë i emocionuar që do të performoj në Super Bowl. E di që fansat e mi në të gjithë botën janë të lumtur për këtë. E veçanërisht ata që nuk e kuptojnë spanjishten… keni katër muaj kohë për të mësuar,” tha ai me humor gjatë monologut.

Bad Bunny foli për rreth 30 sekonda në spanjisht gjatë fjalimit të tij, duke e përshkruar këtë sukses si një fitore kolektive për të gjithë latinët që jetojnë në SHBA.

“Eshte më shumë se një fitore për mua – është një fitore për të gjithë ne. Gjurmët tona dhe kontributi ynë në këtë vend nuk do të mund të fshihen kurrë,” tha ai.

Zgjedhja e Bad Bunny nga NFL për të performuar në Super Bowl ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe nga figura politike. Shumë prej tyre kanë vënë në pikëpyetje vendimin, sidomos pasi reperi kishte refuzuar të sillte turneun e tij në SHBA, nga frika se mund të kishte agjentë federalë jashtë koncerteve të tij.

“Ishte frika se, seriozisht, ICE mund të ishte jashtë [koncertit]. Dhe është diçka që e kemi diskutuar dhe kemi qenë të shqetësuar,” tha ai në një intervistë për revistën i-D muajin e kaluar.

Nga ana tjetër, zyrtarë të administratës Trump kanë deklaruar se agjentët e ICE do të jenë të pranishëm në Super Bowl, pa marrë parasysh dëshirat e artistëve.

“Askund në SHBA nuk ka strehë të sigurt për ata që janë ilegalisht këtu. As në Super Bowl,” deklaroi këshilltari i Trump, Corey Lewandowski.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ishte ndër zërat më kritikë ndaj vendimit të NFL.

“Ata nuk do të flenë dot natën ngaqë janë të dobët dhe nuk e dinë çfarë besojnë. Por ne do të fitojmë,” tha ajo në një intervistë për komentatorin konservator Benny Johnson. “Do të sigurohemi që çdo person që shkon në Super Bowl të jetë i sigurt, kjo është ajo për të cilën është Amerika.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz