
Vetëm pak ditë pasi paraqiti kërkesën për divorc nga Keith Urban, Nicole Kidman u shfaq sërish në publik me një pamje mjaft tërheqëse. Ajo ishte e shoqëruar nga vajzat e saj, Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (14).
Aktorja mori pjesë në sfilatën e modës Chanel, si pjesë e Javës së Modës në Paris, më 6 tetor. Kidman zgjodhi një këmishë të bardhë, të lirshme, të kombinuar me pantallona blu të çelët dhe një çantë të kuqe, ndërsa grimi i saj ishte i lehtë dhe natyral, me nuanca rozë dhe nude.

Megjithatë, detaji që ra më shumë në sy ishte modeli i ri i flokëve me balluke, të cilat shumë fansa i quajtën ndryshimi i saj më elegant prej kohësh, madje disa e cilësuan si “modeli më i bukur i flokëve pas një ndarjeje”.
“Ajo duket e mrekullueshme me balluke,” shkroi një ndjekës në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër shtoi: “Je mishërimi i elegancës!”

Nicole e shndërroi këtë paraqitje edhe në një moment familjar të ëmbël, duke ecur dorë për dore me vajzat e saj.
Po atë mëngjes, Nicole Kidman u shpall ambasadorja e re e Chanel. Në një intervistë për WWD, ajo u shpreh:
“Si një person që e vlerëson thellësisht modën, mezi pres të shoh vizionin e Matthieu Blazy. Chanel gjithmonë ka qenë gjithmonë një hap para, duke nxjerrë në pah gratë me inteligjencë dhe elegancë. Jam e sigurt se Matthieu, ashtu si Karl Lagerfeld më parë, do ta vazhdojë këtë trashëgimi.”