BallinaBotëBabai i jep çantën e gabuar djalit, mësueset zbulojnë diçka të rëndë...

Babai i jep çantën e gabuar djalit, mësueset zbulojnë diçka të rëndë brenda saj

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Dita e parë e shkollës e djalit të tij ka qenë dita më e keqe që ka patur ndonjëherë. Po flasim për një baba në Mbretërinë e Bashkuar, i cili nga nxitimi i ka dhënë djalit të tij çantën e gabuar.

24-vjeçari anglez i quajtur Lee Webb me origjinë nga Folkestone në Kent, në Mbretërinë e Bashkuar, e ka ngatërruar çantën e tij të punës me atë të djalit kur e ka nisur për në shkollë. Në vend të çantës me libra, fëmija falë babait të tij ka përfunduar në bankat e shkollës me qese të mbushura me kokainë.

Gjithçka u zbulua nga mësueset e fëmijës të cilat hapën çantën e vogëlushit gjatë kohës së drekës dhe mbetën të befasuara kur panë “ushqimin” që ndodhej brenda.

Fillimisht ato menduan se qesja mbante rrobat e vogëlushit për aktivitetet sportive, por më pas e kuptuan se brenda ishte drogë. Menjëherë ato kanë lajmëruar autoritet policore, e cila pasi ka bërë hetimet, më në fund zbuluan origjinën e qeseve të drogës duke arrestuar babain.

Burri përballë hetuesve u përpoq të justifikonte veten duke shpjeguar se qeset me kokainë nuk ishin të tijat, por ja kishte dhënë dikush tjetër.  Por, këtë justifikim absurd, gjykata nuk e besoi dhe tani pas disa kohësh është dënuar me 4 vite burg.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz