BallinaShqiptareBabai iu dënua me burgim të përjetshëm, xhudisti i Kosovës tërhiqet nga...

Babai iu dënua me burgim të përjetshëm, xhudisti i Kosovës tërhiqet nga garat

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Shpat Zeka do duhej të ishte pjesë e grupit të xhudistëve kosovarë që do të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare këtë fundjavë. Por, 18-vjeçari që është kampion ballkanik, nuk do ta përfaqësojë Kosovën në garën e ardhshme.

Ai është lënë jashtë listës së përfaqësueses së Kosovës në xhudo për këto gara, me vendim të trajnerit Driton Kuka.

Arsyeja për mbetjen e Shpat Zekës në shtëpi, lidhet me vendimin që u mor dje për rastin Kumanova në Maqedoni – ku u dënuan shtatë pjesëtarë të Grupit të Kumanovës. Në mesin e shtatë të dënuarve ishte edhe Val Zekaj, babai i Shpatit.

Për këtë vendim ka folur sot trajneri i përfaqësueses së Kosovës Driton Kuka. Ai ka thënë se “Shpati s’kishte forcë” për të marrë pjesë në garën e ardhshme, raporton Insajderi.

“Shpati është desht sot të udhëtoj në gara por ai skishte forcë kësaj radhe mu lut ti jap pushim. Edhe baba i Shpatit padrejtësisht u dënua dje dhe atë me dënimin ma të rëndë është shok i imi i rinisë Vali u dënua ai me shokët padrejtësisht në gjykimin e Kumanovës”, tha Driton Kuka, trajner i përfaqësueses së Kosovës në xhudo.

Kuka e vlerëson lartë Shpat Zekën. Thotë se djali i Val Zekës ishte sportisti që i solli medaljet më të çmuara Kosovës, në vitin 2017.

“Shpati Zekaj sivjet ishte sportisti me medaljet më të çmuara për popullin tonë ,Kampion Ballkanik e medalist i Kampionatit Evropian pêr të rinj”, deklaroi Kuka.

Shpat Zeka konsiderohet e ardhmja e xhudos kosovare në konkurrencën e meshkujve./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz