Babai i futbollistit të Kosovës akuzon Challandesin për mosaktivizimin e djalit
BILLI

Lexo edhePamje fantastike: Kështu po festohet fitorja e Kosovës në Prishtinë

Është babai i Leart Paqaradës, Shukriu, i cili ka deklaruar se po të ishte ndonjë trajner gjerman tek Kosova, djali i tij do të luante edhe sulmues.
Learti, mbrojtës i majtë i Sandhauesenit në Gjermani, nuk u aktivizua fare në ndeshjen e mbrëmshme.
“Leart s’pate fat me ardh një trajner prej GJermanisë për Kosovë, nashta t’kish shti sulmues me lu se anësor të majtë kemi boll”, ka ironizuar Shukriu në Facebook, raporton Gazeta Olle.
Shukri Paqarada është ish-portier i gjeneratës së artë të Prishtinës.

Lexo edhePamje fantastike: Kështu po festohet fitorja e Kosovës në Prishtinë
Krahas Leartit, paknaqësi me mosaktivizim ka edhe tek lojtarët tjerë. Madje, më i miri i miqësores Kosovë – Gjibraltar, Florent Hasani, që kishte shënuar edhe golin e fitores, u aktivizua vetëm në minutat shtesë.
