Babai i Deharit: Shteti e ka vra Astritin, mediat janë bërë hiena
Babai i Astriti, Avni Dehari, bashkë me bashkëshorten e tij, sekreatarin e lëvisjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshin kanë mbajtur një konferencë për media në Zllatar.
Kjo është fjala e tij:
Na ka vra djalin dhe ne sot e kësaj dite nuk kemi asgjë me shkrim as me gojë për neve.
Kemi dëgjuar për vdekjen vetëm prej medieve. Zyrtarisht për neve ende Astriti është i gjallë.
Në vend që të merren me padrejtësitë që i shkakton ky shtet, janë duke u marrë me disa gjëra që sjellin mjegull, paqartësi, që ndihmojnë padrejtësi që ta kamuflojnë edhe më shumë rastin.
Asnjë shkrim nuk e hasa deri sot se përse është arrestuar Astriti, në çfarë kushtesh po jetojnë të tjerët, dhe a ka pasur siguri të nevojshme
Mundohen të krijojnë sensacione, telenovela dhe të na ngarkojnë neve psikologjikisht dhe të na rëndojnë edhe më shumë.
Astriti ka qenë student i mrekullueshëm i angazhuar politikisht në Vetëvendosje me vetëdije të plotë.
Lexo edheA janë të vërteta videot e mbrëmshme për Astrit Deharin? Shikoni se sa i lehtë është manipulimi i videove
Këto ditë kanë filluar ta publikojnë edhe një fjalë. Kanë filluar të nxjerrin edhe skena nga burgu, skena të tmerrshme që po na tmerrojnë anëtarët e familjes dhe kjo është shumë e padrejtë.
Ne nuk kemi fare besim në këtë gjyqësi e këtë prokurori, mosbesim që e kanë shkaktuar vetë duke ndryshuar deklaratat. Njëherë thanë që ka vdekur prej barnave, e autopsia e tij nuk tregoi asnjë shenjë e barnave.
Unë jam ai që i kam shkuar çdo të martë për të vizituar Astritin në burg, dhe gjithmonë kemi marrë një shok të Astritit. Kemi hyrë në prani të policëve që ata vetë i kanë caktu.
Prokurori thotë se s’kam nënshkruar, e një ditë më vonë thotë se ka pasur shumë punë nuk e ka ditur kush po shkon e kush jo.
Kjo po dëshmon edhe njëherë se prokurori qenka instrument politik në duart e pushtetit, e nuk po e kryen punën që është përgjegjës, por punët e atyre që e kanë arrestuar Astritin, duke e çuar në burg për të realizuar qëllimin që e kanë marrë përsipër.
Kërkoj nga mediet: shteti e ka vra astritin, mediat janë bërë si hiena që po mundohen të fitojnë në këtë viktimë./Koha.net/














