back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeA janë të vërteta videot e mbrëmshme për Astrit Deharin? Shikoni se...

A janë të vërteta videot e mbrëmshme për Astrit Deharin? Shikoni se sa i lehtë është manipulimi i videove

Të ngjajshme

Kurti pretendon se Kosova sot gëzon përfaqësimin diplomatik më të gjerë në historinë e saj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Stuttgart: Gjendet bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Një bombë e paaktivizuar nga Lufta e Dytë Botërore...

Në Facebook është publikuar një video, marrë nga publikimet e djeshme të mediave, me pamjet e momenteve kur Astrit Dehari mendohet se ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara nga organet përgjegjëse të shtetit.

Videoja e manipuluar qëllimisht nga një video-editor që po qarkullon nëpër media, siç shkruan ai me 15 minuta punë amatore, është publikuar me qëllimin që të dëshmohet se sa lehtë është t’i jepet përmbajtja e dëshiruar videove në këtë kohë të zhvillimeve të hovshme teknologjike, raporton Periskopi.

Çfarë ka bërë ai është fshirja e të gjithë njerëzve që gjatë asaj kohe kanë lëvizur nëpër pavijonin e burgut ku ishte vendosur Dehari, duke dëshmuar kështu se sa e lehtë do të ishte fshehja e njerëzve që potencialisht do të mund të ishin të përfshirë në çfarëdo mënyre në vdekjen e Deharit.

Videoja që u publikua mbraëmë ngjalli shqetësim e mosbesim edhe më të madh lidhur me rrethanat e vdekjes së Deharit, me faktin që autoritetet nuk kanë dalë ende me një konkluzë konkrete mbi vdekjen e mistershme të Deharit.

Nuk dihet se kush ia ka dhënë mediave këto video, mirëpo, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj atyre që e kanë bërë këtë veprim në këtë fazë të hershme të hetimeve. /Periskopi/

 

- Advertisement -

Të Fundit