Me moton “Duke dhënë nuk varfërohesh, babadimri i Qendrës në fshatë”, sot e ka nisur aktivitetin për shpërndarjen e dhuratave për fundvit Qendra Rinore në Skenderaj, njofton drenicapress.info
Qendra Rinore ka bërë të ditur për Drenica Press se është ky viti i katërt ku z.Haxhi Rreci nga fshati Llaushë qe jeton dhe punon në Gjermani, dhuratat e tij si donacion ja beson Qendrës sonë për t’i shpërnda ato.
“I nderuari Haxhi faleminderit për besimin dhe gëzimin qe ua solle atyre fëmijëve. Ne Qendra Rinore më përgjegjësi të lartë sot kemi realizuar këtë aktivitet ku si zakonisht fillojmë ne Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj QKMF-në, ku çdo fëmijë qe e gjejmë në vizitë të mjeku ne i dhurojmë dhurate, faleminderit për pritje drejtorit të Shëndetësisë z.Osman Veliu dhe stafit të QKMF-së, pastaj kemi vazhduar ne fshatrat: Polac, Prellofc, Baks, Qirez, Bezheniq, Likovc, Plluzhin, Rezallë dhe Morinë. Gëzimi i fëmijëve në takim me babadimrin ishte emocionues. Urime.”, shkruan Qendra Rinore e Skenderajt. /Drenica Press/





