BallinaBotëAzili i pleqve përfshihet nga flakët, humbin jetën 16 persona

Azili i pleqve përfshihet nga flakët, humbin jetën 16 persona

Të ngjajshme

Haradinaj: LVV dhe PSD të koordinuara kundër Vjosa Osmanit për interesa politike

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar...

Molliqaj kritikon opozitën: I shërbyen Albin Kurti në krizën e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër...

Drita ec sigurt drejt titullit, merr tre pikë ndaj Prishtinës së Re

Drita po vazhdon me hapa të sigurt drejt mbrojtës...

Akuza të ndërsjella mes LDSM-së dhe VMRO-DPMNE-së për eurointegrimet

LDSM dhe VMRO-DPMNE  kanë lëshuar me akuza të ndërsjella lidhur me...

Zyrtari iranian thotë se lufta me ShBA-në “me gjasë” do të rinisë

Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Islamike tha...

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një azil pleqsh në qytetin Manado, në ishullin indonezian të Sulawesi-t.

Lajmi u konfirmua sot për AFP-në nga punonjësi i shpëtimit, Jimmy Rotinsulu, i cili bëri të ditur se shumica e viktimave u gjetën brenda dhomave të tyre.

Sipas tij, banorët e moshuar me shumë gjasa ndodheshin duke pushuar në dhomat e tyre të dielën në mbrëmje, në momentin kur shpërtheu zjarri.

Autoritetet arritën të evakuonin 12 persona, të gjithë të padëmtuar, të cilët më pas u dërguan për kontroll mjekësor në një spital lokal.

Pamjet e transmetuara nga televizioni lokal Metro TV treguan flakët që përfshinë godinën e azilit, ndërsa banorë të zonës ndihmonin ekipet e emergjencës në evakuimin e të moshuarve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz