back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeAvokati Vokshi: Raportimet për Mustafa Erdem janë të rreme, sikurse raporti i...

Avokati Vokshi: Raportimet për Mustafa Erdem janë të rreme, sikurse raporti i AKI’së për të

Të ngjajshme

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

Porsche rikthen Carrera GT me dizajn Le Mans

Porsche riktheu Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn...
- Advertisement -

Adem Vokshi, avokat i shtetasit turk Mustafa Erdem, ka demantuar disa raportime në media rreth aktivitetit të klientit të tij të dëbuar nga Kosova, javën që shkoi, bashkë me pesë shtetas tjerë turq.

Ai nder tjera ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit t’i hetojë këto raportime, siç i vlerëson Vokshi, të rreme:

Ky është reagimi i tij i plotë: 

DEMANTIM I LAJMIT TE INDEKSONLINE PER AKUZAT NDAJ SHTETASVE TURQ

Njoftoj opinionin publik dhe te gjithë zyrtaret shtetëror se lajmi i publikuar ne portalin Indeksonline lidhur me pretendimet se klienti im ka qarkulluar me shuma te mëdha te parave ne Kosove, përmban dezinformata dhe nuk është i mbështetur ne prova.  Per me tepër nëse kjo përmbajtje është edhe përmbajtja e raportit te AKI për klientin tim kjo  sqaron se sa joprofesional dhe i pambështetur ne prova është raporti i tille. Theksoje me bindje te plote se klienti im Mustafa Erdem posedon llogari bankare ne bankat komerciale ne Kosove dhe te njëjtat mund te inspektohen ne çdo moment nga organet kompetente ne Kosove. Se shpejti do te nxjerrim edhe llogarite bankare te klientit për te argumentuar me prova se pretendimet e tilla te ngritura janë ta pabazuara dhe te paqëndrueshme.

Lajmi i publikuar nuk permban asnje prove te vetme per te argumentuar pretendimin e tille financiar. Theksojme se edhe te gjitha pretendimet tjera jane shabllonte dhe te pambeshtetura ne prova dhe argumente. Si duket permbajtja e lajmit dhe raportit te tille eshte marre ne menyre shabllone nga pershkrimet qe i ben shteti turk duke mos ofruar asnje prove te vetme. Nje pershkrim i tille eshte tejet i ngjajshem me pershkrimin e rastit Toksoy kur kerkohej ekstradimi i tij nga shteti turk, e qe sic te gjithe e dini vete Prokuroria jone Speciale ate kohe ishte terhequr ne mungese te provave. Ju kujtojme se eshte barre e institucionit i cili ngrit nje pretendim te caktuar per te provuar pretendimin e tij.

Duke qene se lajmi i tille nuk permban asnje deshmi per pretendimet e ngritura,vleresojme se keto pretendime mund te jene ngritur vetem me qellim te arsyetimit te veprimeve te kunderligjshme dhe shkeljeve te drejtave te njeriut te bera ndaj klientit tim. Ne kete menyre si duket edhe ka tendence qe te arsyetohen edhe veprimet ekzekutive te marra nga AKI, perkunder kufizimeve ligjore te parapara ne Ligjin per AKI se e njejta nuk ka kompetenca ekzekutive.

Pretendimet e tilla eventuale ne kuptim te Ligjit per AKI ka qene obligim qe te percjellen tek Prokruroria e Shtetit per te zhvilluar hetimet qofshin ato edhe te fshehta. Prandaj ftojme Prokurorine e Shtetit qe te hetoj ne teresi kete rast dhe te sjelle para pergjegjesise personat pergjegjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz