BallinaLajmeAvokati tregon për hapat që do t’i ndjek tash Haga për rastin...

Avokati tregon për hapat që do t’i ndjek tash Haga për rastin e Thaçit e Veselit

Të ngjajshme

Zbulohet lidhja e fshehtë mes Unikatilit dhe modeles kosovare

Viktor Paloka i njohur si Unikatil vazhdon të mos...

Zyrtare: Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshe

Skuadra shqiptare, Flamurtari i Vlorës e ka përjashtuar edhe...

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi, si dhe ndaj liderit të PDK-së, Kadri Veseli. Ata janë akuzuar për 100 vrasje të paligjshme ndaj luftës së fundit në Kosovë, raporton Front Online.

Lidhur me ngritjen e kësaj aktakuze, avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara, Tahir Rrecaj për Front Online, ka folur për procedurat e ngritjes së aktakuzës e deri te përfundimi i procesit gjyqësore, ndaj tyre.

“Procedurat janë të tilla që aktakuza i dorëzohet gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara, i cili do ta shqyrtojë aktakuzën dhe do t`i shqyrtojë të gjitha provat të cilat prokurori i Dhomave të Specializuara, i`a ka bashkangjitur aktakuzës dhe të vlerësojë nëse aktakuza e meriton që të konfirmohet ose jo. Nëse konfirmohet aktakuza, paneli ose një trup gjykues i gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara dhe vazhdohet me shqyrtimin gjyqësorë. Në rast se vlerëson se nuk ka prova të mjaftueshme, ose prova që duhet t`ia bashkëngjis prokurori i aktakuzës që nuk janë të besueshme, mund të hidhet aktakuza dhe të përfundoj aktakuza penale kundër tyre”, ka thënë ai.

Rrecaj ka thënë që beson në pafajësinë e ish-pjesëtareve të UÇK-së.

“Unë besoj pafundësisht në pafajësinë e tyre ashtu siç besoj edhe në pafajësinë e ish-pjesëtareve të UCK-së”, ka thënë ai./Front Online

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz