back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeAvokati i Jakup Krasniqit: Bastisja e shtëpisë mund të jetë konfirmim i...

Avokati i Jakup Krasniqit: Bastisja e shtëpisë mund të jetë konfirmim i aktakuzës nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në fund të muajit për punëtorë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Rëndohet dosja, Russell Brand sërish akuzohet për dhunim dhe sulm seksual

Russell Brand është akuzuar sërish për përdhunim dhe sulm...

“Duam ngritje të pagave” – Punëtorët e KEK-ut protestojnë në qendër të Prishtinës

Punëtorët e KEK-ut kanë filluar protestën në qendër të...
- Advertisement -

Avokati Arianit Koci i cili e përfaqëson ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi ka thënë se bastisja e shtëpisë në orët e sotme të mëngjesit, mund të jetë konfirmim i aktakuzën.

- Advertisement -

Kështu ka deklaruar ai, ku mes tjerash e quajti këtë bastisje një spektakël i panevojshëm.

“Po kryhet një bastisje e cila është spektakël i panevojshëm, deri sot çdo njëri është paraqitur në speciale nuk ka pasur nevojë për një spektakël të tillë. Kjo mund të jetë konfirmim i aktakuzës por jo domosdoshmërisht”, tha ai në një emision televiziv.

Ndryshe, më herët Tribunali Special ka njoftuar se është duke kryer operacione në Prishtinë, teksa momentalisht është bastisur shtëpia e Jakup krasniqit.

Përmes një njoftimi për media, nga Specialja kanë thënë se detaje të tjera do të bëhen të ditura më vonë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

Basitsje momentalisht janë duke u kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz